Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar informacion anonime lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor – punonjës në stacionin policor në Gjilan, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shantazh” dhe “lëndim i lehtë trupor (e paraparë në nenin 188 të Kodit Penal të Kosovës) i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatë.
I njëjti punonjës i Policisë së Kosovës edhe është suspenduar deri në përfundim të procedurës hetimore.