Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
Sipas njoftimit të IPK-së, rasti dyshohet se ka ndodhur më 3 qershor në Lipjan dhe zyrtari policor është suspenduar.
“IPK-ja kishte pranuar informacione për këtë rast më 03 Qershor 2020 përmes Linjës së Kaltër (080003333) nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Lipjan ka kryer veprën penale dhunë në familje. Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e të dyshuarit, si dhe në vazhdën e veprimeve hetimore është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit edhe zyrtari policor. Pas këtyre veprimeve hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IPK-së.
-
Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje
-
Arrestohet nën dyshimin për dhunë në familje një zyrtar policor i Njësisë Speciale
-
IPK-ja arreston zyrtarin policor në Prizren nën dyshim për dhunë në familje
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshim për dhunë në familje
-
Arrestohet një polic për dhunë në familje, IPK rekomandon suspendimin e tij