Është arrestuar një shtetas maroken në Vranidoll të Prishtinës të mërkurën, me dyshime se ka sulmuar tre persona.
Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Vranidoll, Prishtinë 30.06.2021-08:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas maroken, pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhrat e punëtorëve të sigurimit i ka sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovarë. Dy viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmuan dy gra dhe një burrë, arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë
-
Një person në Prishtinë sulmon fizikisht katër zyrtarë policorë
-
Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi zyrtarët policorë
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur