Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, i dyshuar për një rast tentim dhunimi në Prizren që ka ndodhur më 9 nëntor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të mërkurën, ndërsa me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prizren, 09.11.2021 – 17:30. Me 24.11.2021 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ndërkohë në Klinë është raportuar të mërkurën se një i dyshuar ka ngacmuar seksualisht një grua. Po ashtu një rast i ngjashëm është raportuar edhe në Lipjan.
Në Lipjan një grua ka raportuar se në një lokal është ngacmuar seksualisht një person.
“Lipjan, 24.11.2021 – 22:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte në një lokal është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.