Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 13:30, në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu, ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një burrë i nacionalitetit serb.
“Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh., viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.
Policia thuhet se vazhdon me aktivitete të shtuara për të ofruar siguri dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale, siç theksohet, përfshirë parandalimin e kontrabandës në pjesën veriore të vendit.
{gallery}
-
Sveçla: Vuçiqi flet për armatosje të Serbisë, në Kosovë konfiskohen 6300 fishekë të kontrabanduar nga Serbia
-
Sekuestrohen armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri
-
Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet një armë gjuetie dhe 52 fishekë në Gjakovë
-
I zihen mbi 2 mijë e 500 fishekë të fshehura në veturë, sekuestrohen nga Dogana
-
Konfiskohen municion e pajisje ushtarake në Leposaviq