Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ngacmim. IPK-ja njofton se rasti ka ndodhur në Lipjan, ku zyrtari dyshohet se ka ngacmuar një grua, shtetase të Shqipërisë.
“Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, thuhet në njoftimin policor.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim
-
Arrestohet për ngacmim një burrë në Lipjan
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Lipjan e një për ngacmim në Prishtinë
-
Arrestohet një punonjës i Policisë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur
-
Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim