Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person, tentoi t’u jepte ryshfet policëve

Arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovë ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar i cili ka tentuar të ju japë ryshfet zyrtarëve policor që e kanë ndalur në trafik.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur të mërkurën në Klinë. “Me datë 18.10.2023 rreth orës 09:45 deri sa patrulla policore kanë qenë në pikë kontrolli në Klinë, për t’i shqiptuar gjobën për kundërvajtje në trafik e kanë ndaluar kamionin me targa të huaja, të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari N.B., (viti i lindjes 1961). I dyshuari me qëllim që t’i shmanget gjobës për kundërvajtjen e bërë, ka tentuar tu jap një shumë të parave zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë, ku nuk është bërë e ditur vlera e parave që u ka ofruar i dyshuari policëve.

I dyshuari pas intervistimit thuhet se është ndaluar për 48 orë.

“Nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Pejë (NJRHKEK-Pejë), i dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës, ku me urdhër të prokurorit kujdestar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘dhënia e ryshfetit’ është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.