Policia ka thënë se i dyshuari pasi është ndalur nga polici, ka tentuar që vrullshëm të shkojë drejt zyrtarit por se polici ka arritur t’ia marrë çelësat e veturës dhe ta fikë veturën.
Të dy kanë marrë trajtim mjekësor, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, pasi që nuk ka respektuar zyrtarin policor për të ndaluar veturën e tij dhe i njëjti pasi është ndalur me veturë ka nisur veturën vrullshëm në drejtim të policit, ku polici ka arritur përmes xhamit të hapur t’ia marrë çelësat e veturës dhe të fikë veturën. Zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
-
I dyshuari për dhunë në familje në Gjilan tenton t’i sulmojë policët me mjet të mprehtë, arrestohet
-
Tentoi ta godiste me veturë policin që ia dha urdhrin për ndalim, arrestohet
-
Arrestohet personi që goditi me veturë policin në Prizren
-
Ndalohet një person në Prishtinë, tentoi t’i godiste me veturë dhe sulmoi zyrtarët policorë
-
Nuk u ndalet policëve dhe godet veturën zyrtare, arrestohet