Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar, e që sipas Prokurorisë Speciale ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të këtij viti.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për të dyshuarin me inicialet K.B.
“Prokuroria ka njoftuar njofton se gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një I-Phone 7, një I-Phone X-MAX, si dhe një çantë e vogël krahu së bashku me armën e shkurtë (revole) kalibri: 9X19 mm, dy karikatorë (jashtë armës) të së njëjtës armë, njëri me 10 (dhjetë) fishekë dhe tjetri me 8 fishekë të kalibrit 9 mm LUGER, 20 fishekë tjerë jashtë karikatorëve të kalibrit 9mm LUGER dhe një brisk i vogël ngjyrë ushtarake”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari me inicialet K.B., është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277.
-
Detaje nga arrestimi i një personi në Pejë, dyshohet për ‘organizim kriminal’ gjatë zgjedhjeve parlamentare
-
Dorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Pejë
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për sulm, policia i gjen tri armë dhe 250 fishekë
-
Arrestohet një person në Pejë për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për disa vjedhje