Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person për të cilin kishte urdhër-largim nga Kosova

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Pozheran të Vitisë, të enjten, pasi ishte i kërkuar nga autoritetet në Tiranë.

I dyshuari S.P., 33-vjeçar, kreu tejkalim të shpejtësisë me furgon, ndërsa pas shqiptimit të gjobës u identifikua se ka “urdhër për largim me forcë nga territori i Kosovës”, deri më 27 qershor 2024.

“I njëjti është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe është njoftuar Zyra për Migrim dhe të Huaj në Kaçanik për të vazhduar procedurat e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin policor.