Policia e Kosovës ka arrestuar një person të hënën në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të shtëpinë e tij ka hasur në 14.9 gramë narkotikë të llojit heroinë, 412 gramë substancë e përzier dhe 10 euro false, është bërë e ditur nën raportin policor të martën.
Si prova materiale, Policia ka konfiskuar edhe dy telefona celularë dhe 326.5 euro.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm