Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për grabitje dhe dëmtim prone.
Sipas njoftimit të Policisë, Njësia e Hetimeve në Ferizaj ka nisur hetimet më 26 nëntor, kur edhe ishte raportuar rasti, ndërkohë që sot është kryer një arrestim. Është arrestuar B.H. 32 vjeç. Dy të tjerë që morën pjesë në këtë rast, janë në arrati.
“Më 26.11.2021, rreth orës 19:30 në rr. ‘Abdiselam Ahmeti’ në Ferizaj tre persona të dyshuar i kanë dalë përpara me veturë viktimës G.Z. i moshës 24-vjeçar, i cili po ashtu ishte me veturë dhe e kanë sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore. Me këtë rast, personat e dyshuar i kishin grabitur një telefon celular dhe ia kanë dëmtuar edhe veturën”, thuhet në njoftimin e Policisë, Drejtoria në Ferizaj.
Të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
-
Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Prizren, dy të tjerë në kërkim
-
Paraburgim për të pandehurin që dyshohet për grabitje në Ferizaj
-
Arrestohet një i dyshuar për grabitje të armatosur në Ferizaj
-
Arrestohet një 24-vjeçar për vjedhje në Ferizaj
-
Arrestohet një person për grabitje në tentativë në Ferizaj