Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se dje rreth orës 18:00, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person, me inicialet E.H., nga Ferizaj për fajde.
Në njoftimin për media thuhet se ai u ndalua nën dyshimin se i njëjti që nga dhjetori i vitit 2018 e deri në prill të vitit2019, ka arritur të përfitojë prej 500 eurove shumën e 20 mijë eurove, andaj, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo