Nga njësiti policor i sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike është arrestuar i dyshuari i cili përmes pajisjeve të modifikuara ka tentuar të vjedhë paratë nga një bankomat i një banke në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka sekuestruar disa pajisje që ka përdorur për të pasur qasje në bankomat dhe paratë e nxjerrura.
“Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: dy USB, një tastiere kompjuteri, një pajisje e modifikuar për qasje të pa autorizuar në bankomat, vegla të ndryshme pune për mundësimin e qasjes në bankomat, dorëza, shirit ngjitës, para të gatshme (185 euro, 80 franga Zvicerane, 100 krona Çeke dhe kartela bankare”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
-
Identifikohen para të falsifikuara në një bankomat në Prishtinë
-
Policia arreston një të dyshuar për grabitje në një bankë në qendër të Prishtinës, tjetri në arrati
-
Arrestohet një person, dyshohet se ia keqpërdori kartelën bankare dikujt
-
Arrestohet shtetasi i huaj në Kosovë, dyshohet se tërhiqte para kundërligjshëm nga bankomatët
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë për mashtrim kompjuterik