Një person është arrestuar në pikën kufitare në Morinë, pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë.
Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për shtetasin e Kosovës me inicialet B.TH., 21-vjeçar, i cili kishte tentuar të shmangte verifikimin e dokumenteve të automjetit.
“Ky shtetas, për të shmangur verifikimin e dokumenteve, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u dorëzuar një dokument mjeti, së bashku me një kartëmonedhë me prerje 50 euro. Nga verifikimi rezultoi se ky shtetas kishte dorëzuar një dokument që i përkiste një motomjeti tjetër, të ndryshëm nga motomjeti që ai drejtonte”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
21-vjeçari po dyshohet për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Sipas njoftimit, motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /ksp
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, tentoi të korruptonte zyrtarin policor me 10 euro
-
Arrestohet i dyshuari në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë policët me 50 euro
-
Arrestohet një serb në Mitrovicë, i ofroi 20 euro policit për të shmangur gjobën
-
Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’u japë 5 euro ryshfet policëve kufitarë
-
Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta