Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Suharekë, sulmoi babanë për shkaqe pronësore

Është arrestuar një person në Suharekë pasi dyshohet se sulmoi fizikisht dhe e kanosi babanë e tij për shkaqe pronësore.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:15, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Suharekë 18.08.2021 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht dhe kishte kanosur babin e tij viktimën mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.