Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Suharekë, kishte vjedhur telefona e para të gatshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka depërtuar në lokale të ndryshme dhe ka vjedhur telefona e para të gatshme.

Ai dyshohet se ka vjedhur katër telefona si dhe një shumë të konsiderueshme të parave. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Brigada-123, Suharekë 28.12.2021 – 23:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti duke hyrë me forcë në lokale të ndryshme, ka vjedhur disa telefona (4) të ndryshëm, para të gatshme kartëmonedha dhe monedha metalike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës.