Policia e Kosovës njoftoi se është arrestuar K.G., që dyshohet se ishte përfshirë në grabitjen e argjendarisë në Suharekë. Sipas njoftimit, i dyshuari ishte në arrati nga nëntori i 2023-s.
Arrestimi i tij është bërë gjatë një operacioni të organizuar në Prishtinë.
“Policia e Kosovës sot më 1 korrik 2024 gjatë një operacioni të organizuar nga njësitet relevante të saj ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar me iniciale (K.G.), i cili dyshohet se është i perfshirë në rastin e Grabitjes së argjendarisë në Suharekë.
I apostrofuari me iniciale (K.G.) ndodhej në arrati që nga muaji nëntor i vitit 2023 dhe tani më është arrestuar nga autoritetet policore.
Artikuj të ngjashëm
-
Një muaj paraburgim për njërin prej të dyshuarve për grabitjen në argjendarinë në Suharekë
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë
-
Vazhdon bastisja në argjendarinë në Prishtinë, në lidhje me grabitjen në Suharekë
-
Policia bastis argjendarinë në Prishtinë lidhur me grabitjen në Suharekë
-
Një nga të arrestuarit për grabitjen në Suharekë, pronar i një argjendarie në Prishtinë