Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se vodhi në xhami

Është arrestuar një 19-vjeçar në Pejë me dyshime se ka vjedhur gjësende në një xhami në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës, fillimisht Policia ishte njoftuar vjedhje në xhami më 14 gusht. E rasti ishte përsëritur edhe më 30 gusht.

“Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë pas një pune intensive hetimore ka arritur ta identifikojë të dyshuarin A.G. i lindur më (2001). Në koordinim të plotë me Stacionin Policor në Malishevë i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të Prokurorit të shtetit pas intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftimi.