Kronikë

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se ndihmoi në një vrasje në Tiranë

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën mbrëma në Pejë një të dyshuar se kishte ndihmuar në një rast të vrasjes së një personi në Tiranë në tetor të vitit të kaluar.

Kosovari 50-vjeçar GJ. K. është arrestuar në orën 22:30 në Pejë dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Ai ishte në kërkim të autoriteteve të Shqipërisë në lidhje me vrasjen e B.S. 39-vjeçar në tetor të vitit 2022. Dyshohet për “përkrahje të autorit të krimit” dhe i është caktuar masa me burgim nga Gjykata e Tiranës.

bashkëpunimit policor mes Fast Albania dhe Fast Kosova, bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë, finalizohet operacioni policor i koduar “Suporti”. Kapet në Pejë dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, 50-vjeçari kosovar i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit. Bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, nga strukturat e Policisë së Shtetit, dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Fast Albania dhe Fast Kosova, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në Pejë, Kosovë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Suporti”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Gj. K., 50 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur në tetor të vitit 2022, te Kodra e Diellit, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 39-vjecari B. S. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Kosova drejt Shqipërisë”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.