Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Mitrovicë pasi plagosi ish-gruan e tij

Foto: Koha / ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti kishte plagosur ish bashkëshorten e tij.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës, sipas mjekut kujdestar viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një armë-revole e llojit “Sig Saues”, me një karikator të zbrazët, kal.7.65mm e dyshuar se është përdorur në raste, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy gëzhoja dhe dy predha”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.