Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Caktohet masa e ndalimit për burrin që plagosi gruan e tij në Mitrovicë

Foto: Koha / ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh, të dyshuarit R.F, i cili këtë të premte në rrethana të paqarta dyshohet se ka plagosur gruan e tij duke shtënë dy herë me pistolete në të.

Sipas njoftimit i njëjti është ndaluar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë në tentative” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, transmeton Koha.net.

Prokuroria njofton se brenda afatit të paraparë ligjor, prokurori i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës do të bëjë kërkesën për caktimin e masën e paraburgimit, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.