Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Lubeniq të Pejës për dëmtim të varrezave

Duart e lidhura me pranga, - arrestim

Policia ka arrestuar të martën personin me inicialet E.U., i lindur në vitin 1989, i cili dyshohet se ka dëmtuar varrezat në fshatin Lubeniq të Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë, dëmtimi i varrezave ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, ndërsa pas hetimit është identifikuar personi që ka kryer këtë vepër.

Sipas Policisë, një prej varreve ishte dëmtuar në masë të madhe, ndërsa tetë të tjerë janë dëmtuar më pak.

Personi i dyshuar, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.