Policia ka arrestuar një person në Junik, me dyshimin se punonjësit e tij, ia kanë dëmtuar varrezat e familjarëve të një personi. Rasti ka ndodhur në fshatin Gjocaj, të shtunën rreth orës 11:30.
Siç njoftoi Policia të dielën, punonjësit ishin angazhuar për ta punuar tokën, ndërsa kanë dëmtuar varrezat.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “dëmtim i varrezave”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin se dëmtoi varrezat
-
Arrestohet një person në Lubeniq të Pejës për dëmtim të varrezave
-
Arrestohet një mirëmbajtës i varrezave në Prizren, dëmtoi një varr
-
6 të arrestuar, prej tyre 5 të mitur, për dëmtim të varrezave apo kufomave në Obiliq
-
Dëmtohet një varr në Kamenicë