Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Junik, kishte ngacmuar disa gra nëpërmjet rrjeteve sociale

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person nën dyshimin se nëpërmjet rrjeteve sociale ka ngacmuar disa gra.

Sipas njoftimit të Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Junik, 04.05.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale, ka ngacmuar disa ankuese femra. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.