Është arrestuar një person në Graçanicë, i dyshuar për vrasje në tentativë.
Personi i dyshuar ishte në kërkim nga Policia për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë më datën 1 tetor të vitit të kaluar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se H.N. 33-vjeçar është arrestuar sot në Graçanisë, ndërsa i është sekuestruar një armë zjarri.
“Aktualisht hetuesit policor po kryejnë procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet nga Policia e Kosovës.