Policia ka arrestuar një person pasi i njëjti ka kërkuar 550 euro në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer.
Ky rast ka ndodhur në Gjakovë, ndërsa i dyshuari është arrestuar, intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti mbetet nën hetime nga NJRHKEK Gjakovë.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit - përkatësisht NJRHKEK Gjakovë pas pranimit të informacionit nga një ankues se i janë kërkuar para në vlerë prej 550 euro në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake kanë ndërmarr veprimet hetimore të nevojshme për sigurimin e provave që vërtetojnë se i dyshuari R.Z. (1961), ka konsumuar elementet e veprës penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” neni 309 i KPRK-së. Sot më datë 14.07.2021, i dyshuari i lartshënuar është arrestuar, intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti mbetet nën hetime nga NJRHKEK Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Arrestohet i dyshuari në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë policët me 50 euro
-
Arrestohet për ryshfet një zyrtar i administratës lokale në Gjakovë
-
Arrestohet zyrtari në Gjakovë, kërkoi ryshfet për rregullimin e dokumentacionit
-
Dyshohet se ia mori 600 euro viktimës për patentë shofer, gjilanasi arrestohet për mashtrim
-
Arrestohet i dyshuari në Gjakovë, tentoi t’i korruptonte policët me 10 euro