Një person është arrestuar të premten në Gjakovë nën dyshimin se gjatë ditës kishte rrëmbyer me forcë një grua, duke e tërhequr nga një taksi e në veturën e tij, dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.
Siç ka bërë të ditur Policia, rasti ka ndodhur në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë rreth orës 15:20.
Pas mbledhjes së informatave, Policia ka thënë se është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari me inicialet M.U., mashkull i lindur në vitin 1987.
Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.
I dyshuari është ndaluar në mbajtje dhe është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.