Është arrestuar një person në fshatin Zaskok të Ferizajt, nën dyshime se pas një mosmarrëveshje në familje ka kanosur me thikë motrën e tij.
Policia e Rajonit të Ferizajt ka pranuar informata rreth orës 19:30 të dielën për një rast të dhunës në familje. Ndërsa ka ndërmarrë veprime dhe ka arrestuar 20-vjeçarin Q.M.
“I dyshuari, recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, raporton Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Ferizaj, plagosi me armë zjarri motrën e tij
-
Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj
-
Arrestohet ferizajasi për kanosje të ish-bashkëshortes
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se kanosi nënën me thikë dhe e sulmoi fizikisht
-
Ferizajasi ther me thikë vëllain, arrestohet