Një person është arrestuar të mërkurën në Malishevë për veprën penale “ngacmim seksual”.
Policia e Kosovës njoftoi në raportin 24-orësh se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas njoftimit, i dyshuari ka ngacmuar seksualisht një grua.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.