Një person është arrestuar për mashtrim.
Hetuesit Rajonalë të Prishtinës e kanë arrestuar të dyshuarin për dy raste mashtrimi të ndodhura gjatë muajit nëntor.
I dyshuari E.T., 26 vjeç, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Mbështetur në rezultatet e hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i dyshuari me qëllim të përfitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme, ka mashtruar dy punonjës të dy autosalloneve, me të cilët kishte marrëveshje për shit-blerjen e 5 automjeteve (vlera e përgjithshme 97.000 euro) , të cilat i dyshuari i kishte tjetërsuar/shitur dhe nuk i kishte paguar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia ka nisur hetim për zbardhjen e rastit dhe nëse ka persona të tjerë të dyshuar.
-
Një i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se mashtroi tjetrin për 51 mijë euro
-
Arrestohet një person në Prishtinë, mashtroi me prona së paku shtatë persona
-
Arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për mashtrim me një pronë në Prishtinë
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë për mashtrim kompjuterik
-
Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi para duke mashtruar qytetarë në Kosovë e Gjermani