Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Gllarevë të Klinës për substanca narkotike.
I njëjti ishte në kërkim dhe kishte urdhër-arrest.
“Pas një pune operativo-hetimore, ka arrite që të siguroj informacione mbi vendndodhjen e personit të kërkuar, dhe me datë 28.04.2021, i njëjti është arrestuar në fshatin Gllarevë-Klinë,
Personi i arrestuar ka kryer veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në njoftim.
Pas arrestimit i njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë në vuajtje të dënimit prej 10 muaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet personi i kërkuar me katër urdhëresa gjykate
-
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh
-
Arrestohet i dënuari me 10 muaj burgim për posedim të narkotikëve
-
I dyshuari në kërkim arrestohet në Prishtinë, i kapet drogë, para dhe thikë
-
Policia kap drogë në Podujevë