Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kap drogë në Podujevë

Policia arrestim

Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi të dielën se ka sekuestruar substanca narkotike në Podujevë.

Në një shtëpi në rrugën “Skenderbeu” autoritetet policore zhvilluan një operacion, ku arrestuan një të dyshuar dhe gjatë kontrollin gjetën 132 gramë marihuanë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndaj tij është iniciuar vepra penale “posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Policia ka bërë me dije se operacioni ishte në kuadër të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale.

“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale”, thuhet në komunikatë.