Një i kërkuar është arrestuar në Ferizaj, të enjten.
Policia ka ndaluar një automjet udhëtarësh dhe gjatë verifikimit ka identifikuar të kërkuarin.
“Policët nga stacioni policor në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit , në ora 01:10, në rrugën ‘12 Qershori’ në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të automjetit dhe verifikimit të personave, është ndalur një person me inicialet G.H (M/K), 25 vjeçar, i cili ishte në kërkim”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Sulmi”, me dënim burgimi prej dhjetë ditëve.
I kërkuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.