Dje rreth orës 18:00 nga hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për veprën mashtrim.
Rasti është raportuar me datën 14.03.2018, nga ana e viktimës, e gjithë ngjarja lidhet rreth shitblerjes së një automjeti, për të cilin palët kishin pasur një marrëveshje mes tyre, përcjell Koha.net njoftimin nga Policia.
Organizimi i mirë i punës që kanë kryer zyrtarët e stacionit policor Jugu në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar:
A. D, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
i dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ai do të dërgohet në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve policor.