Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi seksualisht dy femra në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se më 12 gusht kishte sulmuar seksualisht dy femra në Prizren.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.