Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar para për të shëruar persona të sëmurë. I dyshuari A.A thuhet se këtë veprim e bënte përmes rrjeteve sociale, duke përdorur pa autorizim fotografi të personave të sëmurë. Qytetarët sipas Policisë kanë bërë pagesa në vlera të ndryshme përmes institucioneve financiare, duke besuar se paratë po shkonin në vend të duhur.
Pas kontrollimit të dy lokacioneve, janë sekuestruar një telefon celular dhe një laptop.
“Pas përfundimit të procedurave intervistuese me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës, vazhdon angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale”, thuhet tutje.
-
Shuma që përvetësoi i dyshuari në Gjilan që mashtroi duke kërkuar ndihma për “persona të sëmurë”
-
Mashtroi duke kërkuar ndihma për “persona të sëmurë”, arrestohet i dyshuari në Gjilan
-
Arrestohet 36-vjeçari në Prishtinë pasi kërkoi rrejshëm para për shërim
-
Dy të arrestuar, mashtruan se do t’ia rregullonin dokumentet personit që kërkonte shërim jashtë
-
Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi para duke mashtruar qytetarë në Kosovë e Gjermani