Një person është arrestuar në rajonin e Pejës të martën, nën dyshimin se ditë më parë ka kanosur përmes telefonit dy prokurore të shtetit.
Siç bëhet e ditur në një njoftim të Policisë së Pejës, për kanosjen autoritetet ishin informuar më 14 korrik në mbrëmje. I dyshuari nuk ishte hasur në vendbanimin e tij.
Katër ditë pas rastit, i dyshuari është arrestuar pas hetimeve të Policisë.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm