Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person, dyshohet për vjedhje në një xhami në Obliq

Policia e Kosovës ka arrestuar një person. Ai dyshohet se kreu vjedhje më 27 janar në një xhami në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

I dyshuari S.M. 27-vjeçar, është ndaluar për 48 orë.

“Më datë 27.01.2022, rreth orës 10:00, është raportuar se në xhaminë e fshatit Milloshevë të komunës së Obiliqit ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Menjëherë pas raportimit policia ka filluar me mbledhjen e informacioneve në rrugë operative si dhe me ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore të cilat sot kanë rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit: S. M, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas arrestimit, i dyshuari, me aktvendim për ndalim të nxjerrë nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për tu proceduar më tej në dyshimet për veprën penale "Vjedhje e Rëndë"”, thuhet nga Policia e Kosovës.