Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person, dyshohet për shpërthimin e dy muajve më parë në Pejë

Policia e Kosovës të enjten e ka arrestuar F.S. (1992), i cili dyshohet për shpërthimin e 23 korrikut në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë.

Sipas Policisë, shpërthimi ka ndodhur para derës së shtëpisë të viktimës. Si pasojë e shpërthimit u dëmtuan edhe dy vetura.

Pas dy muajve hetim, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar automjetin që dyshohet se është përdorur në rast.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.