Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të mërkurën një oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Sipas njoftimit, dyshohet se personi në fjalë ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në këtë qendër paraburgimi, për një person që ishte në paraburgim.
“Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin: B.R., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘marrje ryshfeti’. I dyshuari, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, Policia ka arrestuar edhe një person tjetër të mërkurën, nën dyshimin për falsifikim parash.
“Një person i dyshuar është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikimi i parasë’. Tek i dyshuari: H.P., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), janë gjetur dhe konfiskuar 1100 (njëmijë e njëqind) euro, 11 bankënota nga 100 euro. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet në flagrancë oficeri korrektues në Prizren për marrje ryshfeti
-
Arrestohet në Prizren i dyshuari për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përvetësoi kundërligjshëm mbi 150 mijë euro
-
Arrestohet i dyshuari për marrje ryshfeti, i kërkoi 2500 euro një të burgosuri për ta liruar
-
Arrestohet një oficer korrektues, u kap duke futur lëndë narkotike në Qendrën e Paraburgimit
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare