Pak ditë më parë është arrestuar një mashkull në fshatin Velezhë në Prizren, pasi nuk përfilli urdhrin nga zyrtarët policor.
Sipas raportit policor, i dyshuari në një pikë kontrolli nuk ka përfillur urdhrin për ndalim dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
I dyshuari në këtë rast duke ikur ka goditur me veturë një zyrtar të policisë.
Më pas i dyshuari ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës kryesore.
Në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit TT me 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 10,000 euro dhe 400 lekë.
Zyrtari policor i cili është lënduar ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet personi që goditi me veturë policin në Prizren
-
Nuk përfill urdhrat e policëve dhe i rrezikon ata, arrestohet
-
S’respekton urdhrin për ndalim të Policisë, aksidentohet dhe më pas sulmon policin
-
Arrestohet në Ferizaj i dyshuari që goditi veturën e policisë dhe lëndoi dy zyrtarë
-
Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë