Më 18 tetor në rrugën “Kukëst”, Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, transmeton Koha.net.
Ai , siç njofton Policia e Kosovës, u arrestua pasi që me automjetin e tij në lëvizje duke mos respektuar urdhrat ka rrezikuar zyrtarët policorë derisa ishin në një pikë kontrolli të veturave.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.