Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i mitur për një grabitje në Deçan

Është arrestuar një i mitur i dyshuar për një rast të grabitjes në Deçan më 16 shkurt.

Policia e rajonit të Pejës, ka njoftuar se i mituri është intervistuar dje dhe se për shkak të moshës është liruar në procedurë të rregullt.

Më 16 shkurt në QKMF të Deçanit ishte paraqitur një grua që kishte kërkuar tretman mjekësor pasi kishte pësuar lëndime në kokë dhe në trup.

Ishte raportuar se ajo është goditur me mjet të fortë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, ndërsa të dyshuarit ia kishin marrë rreth 200 euro para të gatshme.

Policia më 17 shkurt kishte njoftuar se ka identifikuar dy të dyshuarit.

Artikuj të ngjashëm