Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i mituri në Deçan, theri disa herë me thikë një tjetër të mitur

therje

Ilustrim

Një i mitur është arrestuar gjatë pasdites të së hënës në fshatin Shaptej të Deçanit, pasi dyshohet se ka therë me thikë një person tjetër, po ashtu të mitur.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se i dyshuari e ka sulmuar me mjet të mprehtë viktimën disa herë.

I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më datë 08 gusht 2022 rreth orës 14:40, Policia është informuar për njё rrahje nё fshatin Shaptej –Deçan. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se dy (2) persona nga i njëjti fshat (tё mitur), janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes njëri ёshtё dërguar nё emergjencë për tretman mjekësor. Sipas viktimёs deri sa ishte duke qëndruar nё njё lokal afёr shtёpisё se tij, i dyshuari ka ardhur dhe fillimisht e ka provokuar e mё pas e ka grushtuar dhe ne njё moment ka filluar ta godas me mjet tё mprehtë (brisk) viktimën. I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs ne drejtim tё panjohur. Pas njё pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari, i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 24 orё”, thuhet në njoftim.