Një person ka njoftuar Policinë se disa të dyshuar përmes dokumenteve të falsifikuara të paraqitura në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në mënyrë të kundërligjshme dhe pa pëlqimin e tij, ia kanë bartur pronësinë dhe aksionet e kompanisë te një person tjetër.
Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se vlera e aksioneve, apo kapitali i kësaj kompanie sipas ankuesit është disa milionë euro.
“Policia në koordinim me prokurorinë kompetente, kanë ndërmarr veprime hetimore, janë siguruar prova dhe dëshmi të dokumenteve të falsifikuara siç janë: një autorizim, një vendim për ndryshim të statutit të biznesit dhe një kontrate për falje të aksioneve, me të cilat është bërë edhe ndryshimi i pronësisë dhe aksionarit të këtij biznesi”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari M.A në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Me dokumente të falsifikuara barti në emër të tij biznesin milionësh, arrestohet
-
Zyrtaret e ARBK-së dyshohen për ndryshim të kundërligjshëm pronësie mbi 50 mijë euro
-
Me dokumente false ia barti pronën e dikujt personave të tjerë, arrestohet
-
Arrestohet një i dyshuar për tjetërsim pronash prej 10 milionë eurosh, i dyti gjendet në arrati
-
Arrestohet edhe një person për 4700 eurot e falsifikuara