Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve - Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë personin E.M. si i dyshuar për dy raste të grabitjeve me armë dhe rasti i tretë i mbetur në tentativë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“I dyshuari, E.M. (m/sh/k 19 vjeç) në rastin e parë më datën 18.12.2019, rreth orës 01:30 minuta, në pompën e benzinës, e cila gjendet në dalje të Ferizajt në drejtim për Shtime, i maskuar dhe i armatosur me armë të shkurtë-pistoletë, ka hy në lokalet e punës dhe nga punëtori nën kërcënimin e armës ka grabitur 1.505 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se po në të njëjtin lokacion, më datë 25.12.2019 rreth orës 02:15 i dyshuari ka përsëritur veprën e njëjtë duke grabitur nga punëtori 350 euro, ndërsa rasti i tretë me datë 31.12.2019 ka mbetur në tentativë.
Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës.
Pas intervistimit prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.
-
Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në marketin në Ferizaj
-
Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj
-
Dyshohet për grabitjen e 30 mijë eurove nga një këmbimore në Ferizaj
-
Grabitet një pikë karburanti, dy të maskuar me armë vodhën para
-
Arrestohet një i dyshuar për grabitje të armatosur në Ferizaj