Kronikë

Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë për bixhoz të paligjshëm dhe posedim të armëve

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në Gjakovë një person nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

I dyshuari F.M., është arrestuar edhe për mbajtjen në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.

“Gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit F. M., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1980) janë gjetur tri armë të zjarrit (pistoleta) të llojit Grizzly, Vzor dhe Zoraki, tre karikator dhe 14 fishek si dhe një sprej OC 0.5 litra, të cilat i dyshuari i kishte në posedim në mënyrë të paautorizuar. Armët dhe spreji janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet policore), i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.