Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Shtime. Ajo dyshohet se kërcënoi me thikë një mjek në QKMF të Shtimes.
E dyshuara është ndaluar për 48 orë.
“Stacioni policor në Shtime, sot rreth orës rreth orës 13:00 ka pranuar një informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Shtime se është një rast i kanosjes. Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarën B.B (F/K) e moshës 47-vjeçare, e cila me një mjet të mprehtë (thikë) kishte kanosur një mjek të kësaj qendre. Policia të dyshuarën më pas e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘kanosje’”, thuhet nga Policia e Kosovës.
-
Përleshje me thikë në Shtime, i lënduari transferohet në QKUK
-
Therje me thikë në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje
-
Theret me thikë një grua në Prishtinë, i dyshuari merr trajtim psikiatrik e dërgohet në mbajtje
-
E sulmoi me thikë, e dyshuara dërgohet në psikiatri pastaj në mbajtje
-
Një grua në Fushë-Kosovë dyshohet se u ther me thikë nga i fejuari