Policia e Kosovës pas orës 19:00 të së hënës ka pranuar një thirrje për vjedhje nga një person i maskuar dhe i armatosur brenda një barnatoreje në Prizren.
Me të arritur në vendngjarje, njësiti policor ka identifikuar se personi i maskuar ka qenë grua dhe se arma ishte lodër.
E dyshuara është dërguar në mbajtje në stacionin policor në Prizren, ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 19:29, në rrugën Ismail Kryeziu, kemi pranuar një informacion për grabitje nga një person i maskuar dhe me armë në dorë brenda një barnatore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një femër, viti i lindjes 1990 dhe ka konfirmuar se ka qenë me armë lodër. E dyshuara është dërguar në mbajtje në stacionin policor në Prizren”, ka thënë Osmanollaj.
-
Një person arrestohet pasi kapet në flagrancë duke vjedhur në një barnatore
-
Arrestohet një person i dyshuar për dy raste vjedhjesh në Zveçan
-
Arrestohen tre të dyshuarit për grabitjen e 40 eurove në Prizren
-
Policia po e kërkon një grua në Prizren, dyshohet për vjedhje
-
Gjendet një granatë dore në afërsi të Postës në Prizren